Rusia shpreson se Këshilli presidencial i Irakut nuk do të lejojë ekzekutimin e dënimit me vdekje të ish Ministrit të Jashtëm të Irakut Tarik Aziz, thuhet në deklaratën e MPJ të Federatës Ruse. Rusia e quan të domosdoshme marrjen parasysh të moshës së thyer dhe gjendjes shëndetësore të Azizit, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë kronike dhe ndodhet që nga viti 2003 në kushte heqje lirie. Anulimi i ekzekutimit me vdekje do ti shërbente zgjidhjes së detyrave të drejtuara për arritjen e pajtimit kombëtar, marrëveshjes dhe stabilizimit të situatës në tërësi, gjë për të cilën ka kaq shumë nevojë vendi aktualisht, - thuhet në deklaratën e sipërpërmendur.