Operacionin ushtarak, që trupat e SHBA-s dhe NATO-s po zhvillojnë që nga prilli në provincën afgane Kandagar, është gjenocid, deklaroi një nga komandantët e lëvizjes “Taliban”. Talibanët nuk ndeshen ballë për ballë me kundërshtarin, por zhvillojnë një luftë efektive partizane. Çdo ditë vdesin shtetas të huaj dhe ushtarë afganë, dëme të mëdha kanë përsuar banorët paqësorë. Përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq konfirmojnë, se spitali i qytetit Kandagar “Mirvajs” është tejmbushur me banorë të plagosur paqësorë, të dëmtuar nga operacionet luftarake. Talibanët ndërkohë gati çdo ditë kryejnë akte terroriste dhe sulme mbi forcat e sigurimit.