Efikasiteti i energjisë do të minimizojë shpenzimet e njerëzve. Shteti po merret me të me qëllim që qytetarët rusë të shpenzojnë më pak për strehimin dhe shërbimet komunale, deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev në Naberezhnie Çellni (Povollzhje) në mbledhjen e komisionit për modernizimin dhe zhvillimin teknologjik të ekonomisë. Ai e quajti punën për arritjen e kursimit të energjisë dhe efikasitetit të energjisë drejtim prioritar të modernizimit të ekonomisë dhe sferës sociale.