Rusia del për atë, që të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e problemit kosovar të zgjidhen mbi bazë të marrëveshjeve ekzistuese ndërkombëtare, në veçanti, mbi bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila vazhdon të ruajë fuqinë e vet të plotë ligjore, deklaroi sot Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov mbi bazë të rezultateve të negociatave të zhvilluara me homologun e vet malazez Milan Roćen. Nga ana e vet ky i fundit vuri në dukje si vijon: “Ne jemi në dijeni të pozitës së Rusisë përkatësisht Kosovës. Ajo është e rëndësishme dhe principiale”. Ministri i Jashtëm malazez theksoi, se “Rusia po zhvillon marrëdhënie të mira me të gjitha vendet ballkanike, respekton marrëveshjet e arritura. Ndërsa kjo nga ana e vet do ti shërbejë forcimit të stabilitetit në rajon”.