Rusia në vitin 2010 përkatësisht nivelit të korrupsionit u rendit, sipas të dhënave të raportit të Organizatës joqeveritare ndërkombëtare Transparency International (TI), në vendin e 154 prej 178 ekzistueseve, deklaroi sot Drejtoresha e përgjithshme e filialit të TI në Rusi Elena Panfillova. Vitin e kaluar Rusia zinte në këtë rejting vendin e 146. Sipas të dhënave të TI, ulja e indeksit të perceptimit të korrupsionit këtë vit vërehet në SHBA, Greqi, Hungari, Itali dhe Çeki. Danimarka, Zelanda e Re dhe Sigapori janë vlerësuar si vendet më pak të korruptuara të botës.