Qeveria izraelite ka ndërmend të rrisë prestigjin e Jerusalemit si kryeqytetit të vetëm të shtetit hebraik dhe ta shpallë qytetin zonë të prioriteteve nacionale. Shumë shpejt një projekt ligj i tillë do ti paraqitet për shqyrtim Knesset-it. Jerusalemi është shpallur tashmë që prej kohësh si qyteti kryesor i Izraelit dhe megjithëse në botë atë e quajnë shtet të tre besimeve - të krishterë, çifut dhe mysliman - kjo nuk bëhet aspak pengesë për të shfaqur pretendime përkatësisht statusit hebraik të tij. Ndryshe s’ka se si të shpjegohet vazhdimi i ndërtimeve aktive në pjesën lindore, tradicionalisht arabe të qytetit. Shemben shtëpitë në të cilat jetojnë palestinezët dhe ngrihen godina banimi për kolonët çifutë. Dhe ndodh kjo në një kohë kur statusi i qytetit është bërë objekt negociatash  dhe me vendim të komunitetit ndërkombëtar duhet të ndahet midis palestinezëve dhe izraelitëve. Përsa i përket prioriteteve kombëtare, me sa duket nga të gjitha, fjalë bëhet mbi spostimin, dëbimin prej andej të popullsisë myslimane me qëllim që çështja e kufijve të vitit 967, kaq nevralgjike për botën arabe, të pushojë së ekzistuari vetvetiu. Konflikti palestinezo-izraelit po vazhdon tashmë që prej 6 dekadash me radhë dhe zgjidhja e tij mund të arrihet vetëm me anë të rrugës së lëshimeve të ndërsjellta dhe kompromiseve. Për këtë i bën thirrje Izraelit dhe Palestinës “kuarteti” i ndërmjetësve ndërkombëtarë (SHBA, Bashkimi Europian, OKB-ja dhe Rusia). Por veprimet e fundit të qeverisë së Benjamin Netanyahu-t flasin qartë për atë, se gjendja “as paqe, as luftë” dhe negociatat pa fund e krye i vijnë më shumë për mide atij. Një mendim të tillë shprehu në bisedën e zhvilluar me radiokompaninë “Zëri i Rusisë” shkencëtari, orientalisti rus Boris Dollgov: “- Udhëheqja izraelite mendon se situata e krijuar tani është pikërisht ajo situatë që i leverdis Izraelit. Domethënë, avancimi në procesin e krijimit të shtetit palestinez, avancimi në planin e zgjidhjes së krizës palestinezo-izraelite nuk është prioritet për udhëheqjen izraelite. Kjo, meqë ra fjala, evidentohet jo rrallëherë edhe në deklaratat e qeverisë izraelite, edhe në atë ç’ka thuhet në shtyp prej ekspertëve, ndër të tjera edhe atyre të huaj. Pra, situata kur Izraeli dominon plotësisht në ato territore që ai zë aktualisht dhe e quan Jerusalemin kryeqytetin e vet, për udhëheqjen izraelite paraqitet si plotësisht e pranueshme”, - thotë Boris Dollgov. Status quo-ja i tanishëm nuk mund të vazhdojë përjetësisht. Lindja e Mesme është një rajon i mbarsur me rrezik potencial shpërthimi. Për më tepër pas asaj, kur udhëheqja palestineze i rezervoi vetes të drejtën për t’iu drejtuar direkt Këshillit të Sigurimit të OKB-së për njohjen e pavarësisë. Kështu që përveç negociatave alternativë tjetër nuk ka.