Më shumë se 300 guerrilas janë likuiduar për 9 muaj në Kaukazin e Veriut, janë parandaluar më shumë se 50 sulme terroriste, njoftuan në Prokurorinë e Përgjithshme të Rusisë. Grupet ilegale nuk reshtin përpjekjet për destabilizimin e situatës në Kaukazin e Veriut. Si detyrë kryesore u vendos ndërprerja e kanaleve të furnizimit me armë dhe para. Kohët e fundit guerrilasit marrin mjete fiananciare jo vetëm nga jashtë shteti, por edhe me anë të shantazheve.