Zëvendës ministri i punëve të jashtme të Federatës Ruse Vladimir Titov vizitoi Shqipërinë javën e kaluar, ku diskutoi një sërë çështjesh ndërkombëtare dhe dypalëshe. Ai zhvilloi takime me Kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, Kreun e MPJ Edmond Haxhinasto dhe Zëvendësin e tij Edit Harxhi, Kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli, Kryetarin e Komisionit për çështjet e politikës së jashtme të parlamentit të Shqipërisë Fatos Bejej. Palët diskutuan perspektivat e lehtësimit të regjimit pa viza midis dy vendeve, vunë në dukje nevojën e zhvillimit të mëtejshëm në fushat arsimore, kulturore dhe humanitare, ndër të tjera në kuadrin e zhvillimit të Ditës së Rusisë në Shqipëri në vitin 2011, si dhe ranë dakort për aktivizimin e punës ruso-shqiptare të Komisionit Ndërqeveritar.