Në Altaj kanë shpikur një mënyrë origjinale për ti mësuar prindërit të heqin dorë nga dhuna ndaj fëmijëve të vet. Në dyqanet vendase u shfaqën rripa pantallonash , të zbukuruar me mbishkrime të stampuar në ta “Rripi për pantallonat, biseda për fëmijën”. Kështu “Gazetarët e rinj të Altajit” vendosën të bindnin nënat dhe baballarët për atë, se rripi është vetëm një element i garderobës, por jo argument në bisedën me brezin që po rritet. Iniciativa e tyre është pjesë e programit “Rripi nuk është metodë edukimi”. Skica e çdo rripi është përpunuar nga stilistët e Altajit. Asortimenti është shumë i lartë me ngjyra dhe forma të zakonshme tradicionale deri tek rripi për femra ngjyrë rozë, i inkrustuar me gurë shumëngjyrësh me shkëlqim. Rripit i bashkangjitet edhe një fletushkë instruksioni, e cila tregon mbi metodat psikologjike, të cilat do të përdoren gjatë edukimit të fëmijës së vet pa përdorimin e forcës. Sipas statistikës së MPB të Rusisë nga dhuna në familje çdo vit vdesin deri në 2 mijë fëmijë. Në qarkun Altaj vetëm vitin e kaluar u kryen më shumë se 2000 krime ndaj personave nën moshën e pjekurisë. Siç treguan ditët e para të shitjeve, për rripat me mbishkrime ka kërkesë të madhe në Altaj. Më tepër ata i tërheqin femrat, kurse meshkujt janë më pak aktivë, pasi në shumicën e rasteve ata përbëhen nga metoda edukuese “tradicionale”.