Presidenti i Finlandës Tarja Hallonen me ftesë të Presidentit të Federatës Ruse Dimitri Medvediev do të vizitojë Rusinë nga 8-10 nëntor me një vizitë Zyrtare, njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit. Në korrik të këtij viti Krytari i shtetit rus vizitoi Finlandën. Atëherë Medvediev deklaroi, se e pret Tarja Hallonen me vizitë në vjeshtë, ku gjatë kësaj “do të mund të zgjidhen jo vetëm çështje globale, por edhe të diskutohen çështje praktike”.