Shkarko audiofailin


Zgjerimi i bashkëpunimit energjetik në kushtet e rritjes së konkurrencës globale - kjo është tema kryesore e Javës Energjetike Ndërkombëtare që pritet të hapet në Moskë më 25 tetor. Midis pjesëmarrësve të saj janë edhe Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) Yukiya Amano, i cili për herë të parë po viziton Rusinë në këtë rang, si dhe Drejtori administrator i Agjencisë Energjetike Ndërkombëtare Nobuo Tanaka. Pjesëmarrësit e forumit u mblodhën në Moskë me qëllim që të koordinojnë pozitat në tregun energjetik botëror në kushtet e shëndoshjes graduale pas krizës të ekonomisë globale. Pritet që Java Energjetike Ndërkombëtare në Moskë tu japë importuesve një sinjal të qartë përkatësisht mundësive potenciale të prodhuesve. Ja vlerësimi i Udhëheqësit të drejtorisë analitike të Fondit të sigurisë energjetike kombëtare Aleksandër Paseçnik: “- Në Europë dukuritë e krizës dhe ato të postkrizës, borxhet e mëdha shtetërore të një sërë vendeve shkaktuan të ashtuquajturën kërkesë të ndryrë (të lënë hë për hë mënjanë) për gaz. Vetkuptohet se herët a vonë ekonomitë kryesore (lokomotiva) do të dalin në nivelin e lartë të përdorimit të burimeve energjetike, në atë të periudhës së para krizës. Dhe koncerni rus “Gazprom” e vëren me optimizëm një perspektivë të tillë, duke planifikuar që të dalë tashmë që në vitin 2013 në nivelin e parakrizës të nxjerrjes së lëndëve hidrokarbure”, - tha Aleksandër Paseçnik. Në Javën Energjetike Ndërkombëtare do të zhvillohet prezatimi i nënprodukteve ekzistuese dhe atyre që janë në projekt e sipër të naftës dhe gazit. Ndër to mund të përmendim projektet ndërkombëtare “Nord Stream” (“Rryma Veriore”) dhe “South Stream” (“Rryma Jugore”) për transportimin e gazit në Europë. Si dhe naftësjellësin me itinerar Siberi Lindore-Oqeani Paqësor, nëpërmjet të cilit nafta furnizohet deri pranë kufirit me Kinën, kurse në bregdetin rus të Oqeanit Paqësor atë e ngarkojnë në çisterna pothuajse 10 vende të Rajonit Aziatiko-Oqeanopaqësor. Njëkohësisht nga Sahalini gazi i lëngëzuar natyror me anë të çisternave të gazit transportohet në Japoni, Korenë e Jugut, SHBA, një sërë vendesh të Azisë Juglindore. Në fakt, në Lindjen e Largët të Rusisë po formohet një qendër e re rajonale energjetike. Për herë të parë në Javën Energjetike Ndërkombëtare në Moskë do të zhvillohet konferenca e ministrave të energjetikës të Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës (BRIK). Partnerët e  BRIK-ut po zhvillojnë konsultime në lidhje me atë, se si të garantohen nevojat energjetike të ekonomive të veta në rritje e sipër. Nuk përjashtohet edhe mundësia e asaj, që mbi bazë të rezultateve të diskutimeve në Moskë, vendet e BRIK-ut të kalojnë tek përpunimi i një qëndrimi të përbashkët në tregun energjetik botëror.