Flamurët shtetërorë të Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK), përkatësisht, Rusisë, Taxhikistanit, Armenisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Bjellorusisë, janë ngritur sot në poligonin ushtarak Çebarkul të qarkut të Çeljabinskut ku filluan manovrat e përbashkëta të Forcave Kolektive të reagimit operativ të OTSK “Bashkëveprimi-2010”. Në to janë angazhuer më tepër se 1700 ushtarakë dhe 270 njësi teknike luftarake.