Violinistët nga Hungaria, Rusia, Ukraina dhe Korea e Jugut do të rivalizojnë midis tyre në etapën finale të Konkursit të VI-të ndërkombëtar moskovit me emër të Paganinit. Në finale dolën Kristóf Barati nga Hungaria, Andrei Baranov dhe Ajlen Pritçin nga Rusia, Aleksei Semenenko nga Ukraina,  Li Çzhe Hjon (Lee Jae Hyun) dhe Be Von Hi (Bae Won Hee) nga Korea e Jugut. Kryetari i jurisë së konkursit është violinisti dhe dirigjenti i njohur, Artisti i Popullit Pavell Kogan. Ceremonia e dorëzimit të çmimeve dhe koncerti i laureatëve të konkursit do të zhvillohen më 27 tetor - në ditën e lindjes së Nikkolo Paganinit.