Sipas të dhënave të autoriteteve, në momentet aktuale në vend nuk punojnë 1/4 e pikave të furnizimit me karburat. Uzinat e përpunimit të naftës janë bllokuar nga protestuesit që dalin kundër reformës së pensioneve. Sot projekt ligjin përkatës do ta shqyrtojë komisioni i përbashkët i të dyja dhomave të parlamentit francez. Liderët e sindikatave kanë ndërmend të nxjerrin sërish në rrugë qindra mijëra njerëz. Por pavarësisht nga kjo në Pallatin e Elizesë nuk kanë ndërmend të bëjnë lëshime, duke deklaruar se reforma është e domosdoshme për vendin. Shumica e popullsisë nuk është aspak dakort me këtë argument. Rejtingu i Nicolas Sarcozy-së ka rënë deri në nivelin e ulët rekord. Presidentin e mbështet më pak se 1/3 e francezëve.