Sipas njoftimit të botimit “Buletini detar”, në bordin e anijes gjermane të mallrave “Beluga Fortune”, e cila u rrëmbye nga piratët somalezë, ndodhet një qytetar rus. Në përbërjen e ekuipazhit mund të jenë gjithashtu 3 qytetarë të Ukrainës dhe 8 filipinas. Anija e mallrave, e cila po lundronte sipas itinerarit nga Arabia Saudite në Republikën e Afrikës së Jugut, u rrëmbye natën në të gdhirë të së dielës jo larg bregdetit të Kenias.