Kompania amerikane Google u ndodh në qendër të një skandali të madh ndërkombëtar në Britaninë e Madhe në lidhje me kopjimin e informacionit personal të personave privatë. Asaj i kërcënohen gjoba të rënda. Gjatë kohës së krijimit në vitin 2008 të kartave virtuale urbane në kuadrin e projektit Street View ajo skanoi adresat kompjuterike dhe fjalëkalimet e qytetarëve si dhe sinjalet e Wireless Wi-Fi network. Si rezultat kompania mori akses në korrespondencën e personave privatë dhe bashkëpunëtorëve të kompanive.