Korporata shtetërore “Roasatom” do të përgatisë specialistë të rinj për punë në ANEA. Për këtë flitet në marrëveshjen e përfunduar sot midis Federatës Ruse dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA). Dokumenti u nënshkrua nga Kreu i “Rosatom-it” Sergei Kirienko dhe Drejtori i përgjithshëm i ANEA-s, i cili ndodhet aktualisht në Moskë, Jukia Amano (Yukiya Amano). Pas nënshkrimit Kirijenko vuri në dukje, se mosha e kuadrove të rinj profesionistë nuk do ti kalojë të 32 vjetët.