Presidenti i Rusisë Dimitri Medevdiev do të shkojë në Davos në Forumin ekonomik ndërkombëtar në janar të vitit 2011, ku më 26 janar do të masrrë pjesë në mbledhjen e parë plenare, deklaroi Ndihmësi i Presidentit rus Arkadi Dvorkoviç. Sipas fjalëve të tij, Presidenti do të jetë pjesëmarrësi kryesor në mbledhjen e parë plenare të forumit të Davosit. Theksi në raportin e Medvedievit do të vihet në modernizimin e ekonomisë ruse dhe bashkëpunimit me partnerët e huaj.