Programit shtetëror për zhvendosjen e bashkatdhetarëve nga jashtë shteti në Rusi po i kushtohet gjithnjë e më shumë vëmendje, deklaruan përfaqësuesit e MPJ të Federatës Ruse në konferencën e bashkatdhetarëve rusë në vendet e Balltikut, që u zhvillua në Talin. Rusia ka ndërmend ti kushtojë vëmendje gjithnjë e më të madhe jo vetëm zhvendosjes së tyre, por edhe tërheqjes së personelit me kualifikim të lartë. Për këto 2 vjet e gjysëm në Rusi janë kthyer me banim të përhershëm rreth 24 mijë veta. Në konferencë do të diskutohen gjithashtu çështjet e arsimit në gjuhën ruse në vendet e Balltikut, problemet e personave pa shtetësi dhe shtetasve rusë, të cilët jetojnë në rajon.