Në Murmansk filluan aktivitetet solemne për nder të 66 vjetorit të disfatës së trupave hitleriane në zonën Përtej Rrethit Polar. Banorët e qytetit vendosën kurora me lule të freskëta tek monumenti i ngritur për nder të heroizmit të trupave sovjetike dhe kujtimit të banorëve të qytetit, të cilët gjetën vdekjen gjatë viteve të luftës së tmerrshme, si dhe në varrezën ushtarake ndërkombëtare. Mbrojtja heroike e Murmanskut zgjati plot tre vjet. Në vjeshtë të vitit 1944 gjatë sulmit të tyre të fuqishëm trupat sovjetike jo vetëm që i dëbuan nazistët nga gadishulli Kolës, por çliruan dhe pjesën veriore të Norvegjisë.