Presidentët e Azerbajxhanit dhe Armenisë, përkatësisht Ilham Aliev dhe Serzh Sargsan më 27 tetor do të mbërrijnë në Rusi me ftesë të Presidentit të Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Siç njofton shërbimi i shtypit i Kremlinit, gjatë takimit trepalësh planifikohet të diskutohen çështjet e rregullimit të konfliktit Nagorni-Karabahut. Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Armenisë lindi pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, kur Nagorni Karabah-enklavë armene kjo në territorin azerbajxhanas, mori kursin për pavarësi.