Siç njoftoi Kreu i Shërbimit Federal të statistikës shtetërore të Federatës Ruse Aleksandër Surinov, në Federatën Ruse tashmë janë regjistruar më shumë se 70 milionë veta. Afatet bazë të regjistrimit mbarërus të popullsisë janë përcaktuar nga 14 deri në 25 tetor, por faza aktive e kësaj fushate do të zgjatet deri në dhjetor, pasi regjistrimet duhet të bëhen dhe në vende, skaje të thella ku është e vështirë të arrihet. Rezultatet e para të regjistrimit Agjencia statistikore ruse  ka ndërmend ti publikojë në prill të vitit 2011. Sipas të dhënave të regjistrimit të fundit, popullsia e vendit i ka kaluar të 143 milionë banorët.