0Turkmenia është gati të rrisë vëllimet e eksportit të gazit natyror për në Rusi, deklaroi Presidenti i kësaj Republike. Ai theksoi, se Rusia është një nga partneret më të mëdha ekonomike të Turkmenistanit dhe palët kanë interes reciprok për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Sot në qytetin Turkmenbash në bregdetin e Kaspikut po zhvillohet samiti dypalësh. Kjo është hera e katërt, që Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev viziton Turkmenistanin.