Shkarko audiofailin


Partneriteti i Rusisë dhe SHBA në sferën e inovacioneve dhe teknologjive të larta u riformatua menjëherë pas atij politik. I tillë është rezulati kryesor i mbledhjes së Këshillit të biznesit amerikano-rus në San Francisco. Inovacionet në energjetikë, shëndetësia, mbrojtja e pronës intelektuale, mbështetja e biznesit të vogël dhe të mesëm - këto dhe shumë tema të tjera u diskutuan nga pjesëmarrësit e Forumit "Nga Lugina Silikone deri tek "Skolkovo". Qëllimi i këtij forumi ishte arritja në marrëveshje principiale në lidhje me projekte të përbashkëta konkrete. Plane të tilla tashmë ekzistojnë, tregoi për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" njëri prej pjesëmarrësve të mbledhjes, Zv/zëdhënësi i parë i Dhomës së Lartë të parlamentit rus Aleksandër Torshin. "- Sigurisht, ekzistojnë projekte mjaft serioze në sferën e energjetikës. Unë isha në një nga laboratorët ku u demonstruan teknologjitë më moderne të rritjes së koeficientit të veprimit të dobishëm gjatë rigjenerimit të gazit. Këtu hyjnë edhe përpunimet e preparateve të reja, të cilët lejojnë të bëhet një hap serioz në dy drejtime. Një nga këto drejtime është onkologjia. I dyti, që presupozon të ashtuquajturën mjekësi rigjeneruese, kur me anë të ndarjes së qelizave ripërtërihet indi", - tha Aleksandër Torshin. Korporata shtetërore ruse "ROSNANO" dhe gjigandi i aluminit i SHBA "Alcoa" tashmë shprehen të gatshëm për lançimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me teknologjitë e larta. Investitorët e huaj aktualisht synojnë të investojnë paratë e veta në tregun rus të teknologjive të larta. Përvoja e Luginës Silikone (Silicon Valley) destinohet të ndihmojë shumë inovatorët rusë për të kuptuar se si të avancohet më tej përpara, vazhdoi Aleksandër Torshin. "- Sigurisht që nuk mund të krahasohen në masë të plotë Silicon Valley me "Skolkovo-n". Parku teknik amerikan ka ardhur duke u formuar gjatë disa dekadave me radhë. Meqë ra fjala, filloi ai me investimet mjaft serioze të bëra nga ana e shtetit nëpërmjet porosive speciale, kryesisht të destinacionit ushtarak. Tek ne shteti gjithashtu po  financon "Skolkovo-n". Por ne me marrjen parasysh të përvojës amerikane do të përpiqemi të mos e zvarrisim këtë proces. Do të përpiqemi ta bëjmë gjithçka shumë më shpejt se amerikanët", - u shpreh Aleksandër Torshin. Sipas fjalëve të senatorit, amerikanët janë krejtësisht të hapur. Ata vërtet janë shumë të interesuar në suksesin e projektit rus. Një përshtypje e tillë iu krijua sipas rezultateve të vizitës në Silicon Valley Aleksandër Torshinit. Duke folur për çështjet problematike në Rusi, Torshin në vend të parë përcaktoi punën për kthimin në vend të shkencëtarëve tanë të shpërndarë nëpër botë, me qëllim  që specialistët e rinj mendjendritur dhe ambiciozë të mbeten për të punuar në Atdhe. Ata tashmë po shfaqin një interesim mjaft të madh e të gjallë ndaj projekteve që lançohen në Rusi, theksoi senatori rus.