0Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin po ndërmerr sot vizitën e vet të punës në krahinën e Krasnodarit (jug i Rusisë). Ai do të vizitojë pikat e banimit që u dëmtuan rëndë nga përmbytjet. Furnizimi i këtyre pika me energji elektrike dhe ujë të pijshëm tashmë u rivendos, po realizohet aktualisht pastrimi i territoreve, janë organizuar aktivitete për sigurimin e popullsisë me gjithçka të domosdoshme për jetesë. Në vigjilje Kryetari i qeverisë nënshkroi dekretin mbi dhënien krahinës së Krasnodarit të subvencioneve me shumë prej gjysmë miliardi rubla (gati 11.904.761 euro) për likuidimin e pasojave të situatës emergjente.