Kryeministri Vladimir Putin propozoi zhvillimin e një superserie të re ndeshjesh  hokei midis skuadrave përfaqësuese të Rusisë dhe Kanadasë. Duke marrë fjalën në mbledhjen e qeverisë ai sqaroi, se ndeshjet mund të zhvillohen në 2012-ën - në vitin jubilar të superserisë legjendare të vitit 1972. Atëhere skuadrat kombëtare të Bashkimit Sovjetik dhe Kanadasë zhvilluan midis tyre plot 8 ndeshje. Sipas fjalëve të Putinit, ideja e realizimit të serisë përsëritëse është diskutuar edhe me Ministrinë e sportit të Kanadasë, edhe udhëheqjen e Ligës Kombëtare të Hokeit.