0Detyra e shtruar për krijimin e Bashkimit Doganor të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit është plotësuar deri në 90%. Për këtë njoftoi në Konferencën ndërkombëtare që po zhvillohet në Moskë "Dogana dhe biznesi: aspektet ndërkombëtare dhe rajonale të bashkëpunimit", Sekretari ekzekutiv i komisionit të Bashkimit Doganor Sergei Gllazjev. Ai kujtoi, se për këta tre muajt e fundit u miratuan 50 dokumente normative, në veçanti, përfundoi puna mbi përpilimin e normave të rregullimit të tregtisë.