Shkarko audiofailin


"Të gjithë ne ndodhemi në një varkë kur fjalë bëhet mbi rreziqet kërcënuese reale të shekullit të XXI-të" - këto fjalë që tingëlluan nga goja e Kancelares së Gjermanisë Angela Dorothea Merkel në samitin në Deauville pasqyrojnë si s'ka më mirë realitetet aktuale gjeopolitike. Bile edhe Presidenti i Francës Nicolas Sarcozy, i cili në kohën e vet e pat kritikuar Moskën për politikën që ndiqet prej saj ndaj Europës Lindore, tani e quan Rusinë "vend miqësor". "Me kalimin e dy dekadave pas përfundimit të luftës së ftohtë strategët ushtarakë të një sërë vendeve të NATO-s dhe Rusisë po përsiatin mbi arkitekturën aktuale të sigurisë", - shkruan gazeta "The New York Times", duke vënë në dukje në mënyrë të veçantë dhënien e pëlqimit nga ana e Presidentit Medvediev për pjesëmarrje në samitin e nëntorit të NATO-s në Lisbonë. Fjalë bëhet mbi kapërcimin e kufijve të tillë ndarës, shkatërrues, fatalë aktualisht ekzistues në Europë për të cilët tregoi në intervistën e vet dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Ambasadori i Spanjës në Rusi Huan Antonio Mark Puzhol (Juan Antonia Mark Pujol): "- Sipas mendimit tonë, shekulli i XX-të mund të quhet "tragjik", meqenëse ai u bë shekull "i vendosjes së vijave ndarëse", të cilat, duhet thënë, në shumë gjëra ishin "artificiale" për nga pikëpamja historike, - thotë bashkëbiseduesi ynë. Dhe një ndër pasojat më negative të këtyre vijave ndarëse, kufizuese ai quan kundërvënien, ballafaqimin ekzistues deri më sot e kësaj dite të Rusisë dhe Europës, megjithëse Rusia "është krejtësisht vend europian", - tha Huan Antonio Mark Puzhol. Formati i reanimuar i "Treshes" në Deauville i kujtoi aty për aty dikujt problemet e tyre vetiake. Sepse themelet e samitit të tanishëm ruso-franko-gjerman u hodhën që në shkurt të vitit 2003, kur liderët e atëhershëm të tre shteteve, përkatësisht, Vladimir Putin, Gerhard Fritz Kurt Schröder dhe Jacques René Chirak u mblodhën rreth tryezës së darkës në tavernën e vjetër berlineze "Zur letzten instanze" ("Në instancën e fundit"). Atje ata deklaruan mbi synimin për krijimin e bashkimit joformal si kundërpeshë ndaj planeve të SHBA për realizimin e intervencionit në Irak. Ja se ç'tha në lidhje me këtë fakt, në bisedën e zhvilluar me radiokompaninë "Zëri i Rusisë", eksperti sllovak Dušan Kerný. "- Të gëzon fakti se ky format po ripërtërihet. Dhe, duhet thënë, se vlera e tij konsiston pikërisht në karakterin joformal, sepse atëhere është më e lehtë të gjenden pika puqjeje, takimi. Dhe Rusia, Gjermania e Franca, siç e shikojmë tani, po ia arrijnë këtij qëllimi", - tha Dušan Kerný. Përsa i përket SHBA, ato, siç shkruan në mënyrë të figurshme gazeta britanike "The Financial Times", për këto vitet e fundit kanë rreshtur së ushtruari ndikimin e mëparshëm në çështjet europiane, meqenëse "janë të zënë deri në grykë me problemet e Afganistanit, Iranit dhe Kinës në forcim e sipër". Në fakt shumë në Poloni, Hungari, vendet Pranëballtike vazhdojnë ta quajnë, si dhe më parë, Rusinë rrezik kërcënues permanent, pa mënuar aspak gjatë kësaj të përdorin pa vrarje ndërgjegjeje vazhdimisht lëndët energjetike ruse. Ja edhe tani gazeta polake "Nasz Dziennik" shkruan, se "politika egoiste e Gjermanisë, dhe veçanërisht e Presidentit të Francës, jo vetëm që shkatërron unitetin europian, por dhe kërcënon vetë Europën si të tillë". Dhe ndër përçuesit e një rreziku të tillë botimi në fjalë përmend bile dhe vetë Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen për shkak se ai mori guximin "të ftojë" Rusinë për bashkëpunim në lidhje me krijimin e sistemit kolektiv të Mbrojtjes Antiraket. Po ç'alternativë propozojnë ithtarët e izolimit të Rusisë? Mos vallë vërtet po atë "Pakt Anti-Komintern" të vitit 1930-të, i cili e zhyti Europën në vorbullën e tmershme të Luftës së II-të Botërore?