0Rezultatet e hetimit të katastrofës ajrore që ndodhi me aeroplanin presidencial polak nën Smolensk mund të dalin dërrmuese për palën polake. Për ketë deklaroi Sekretari i Këshillit Kombëtar të Aviacionit të Polonisë Tomash Hipki (Tomasz Hypki). Si sqaroi, se, ka shumë mundësi, që si shkak i rrëzimit të aeroplanit të deklarohet organizimi jo i përgjegjshëm i fluturimit në Smolensk nga ana e palës polake. Sipas fjalëve të Hipki, me konkluzionet dhe propozimet e raportit të Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit do të jetë vështirë të polemizohet, meqenëse dokumenti bazohet mbi fakte e të dhëna të vërtetësishme. Të mërkurën raporti 200-faqesh mbi rezultatet e hetimit iu dorëzua nga pala ruse përfaqësuesit të Polonisë. Aeroplani Tu-154 u rrëzua nën Smolensk më 10 prill të këtij viti. Si rezultat gjetën vdekjen të gjithë 96 personat që ndodheshin në bordin e tij, ndër të cilët edhe Presidenti i Polonisë Lech Kaczynski me bashkëshorten.