0Skuadra ruse e futbollit u kthye në dhjetëshen e parë të rejtingut të Shoqatës Ndërkombëtare të futbollit. Skuadra ruse me 1061 pikë u ngjit në rreshtin e 15-të të listës së rejtingut të FIFA-s. E kryesojnë këtë listë spanjollët, kampionët aktualë të botës. Në vendin e dytë renditen hollandezët, në vendin e tretë brazilianët. Në dhjetëshen e parë hyjnë gjithashtu skuadrat përfaqësuese të Argjentinës, Anglisë, Uruguait, Portugalisë dhe Kroacisë. Hyrjen në dhjetëshe të ekipit kombëtar rus e mundësuan fitoret e këtij muaji në kuadrin e turneut eliminator në Kampionatin Europian të viti 2012 ndaj Maqedonisë me rezultatin 1:0 ndaj irlandezëve me rezultatin 3:2.