Në Afganistan pritet të shpallen përfundimet paraprake të zgjedhjeve parlamentare, të cilat u zhvilluan më 18 shtator. Këto ishin zgjedhjet e dyta parlamentare pas rrëzimit të regjimit "Taliban" nga pushteti. Presidenti Hamid Karzay deklaroi mbi gatishmërinë e negociatave me talibanët. Kontaktet e para tashmë u zhvilluan. Ato, duke gjykar nga të gjitha, do të vazhdojnë. SHBA-s , që më parë dilnin kundër negociatave të Kabulit me ekstremistët, por tashmë nuk sjellin pengesa për këtë. Aq më tepër, thekset amerikanë në luftën afgane po ndryshohen. Në Pentagon janë të shqetësuar jo shumë për arritjen e fitores mbi talibanët, se sa për kthimin e trupave amerikanë në shtëpi. Për këtë ka dëshmi të dukshme. Këshilltari i ri për sigurimin kombëtar i SHBA-s u bë Tom Donilon-kundërshtar i idesë së shtimit të trupave ushtarakë të koalicionit ndërkombëtar në Afganistan. Ardhja e personave të tillë në administratë do të thotë, se në SHBA-s e kuptojnë, se strategjia aktuale në Afganistan nuk punon. Prania ushtarake e aleatëve tashmë ka arritur maksimumin dhe do të arrijë deri në 150 mijë veta. Por për suksese sado pak të dukshme nuk bëhet fjalë. Strategjia e re afgane e Obamës, të cilën ai do ta shpallë në dhjetor, do të përgatitet tashmë për largimin e plotë të trupave, është i sigurt Drejtori i Qendrës së studimeve politike Vladimir Evseev: "Mendoj, se Barak Obamës do ti duhet të bëjë korrigjime në politikën për Afganistanin. Për më tepër, se atë do ta realizojë jo Ish komandanti Stanley A. McChrystal-iniciator i strategjisë së kaluar, por Gjenerali aktual David Howell Petraeus. Në qoftë se do të flasim mbi atë, se SHBA-s janë gati të bëjnë largimin e plotë të trupave nga Afganistani, mendoj, se për këtë gjë situata e tanishme nuk është e favorshme. Për më tepër, shpallja për këtë në strategjinë e re vetëm do të forcojë kundërqëndrimin nga ana e "Talibanit". Me sa duket, ato data, që do të shpallen në strategjinë e re, do të flasin, jo vetëm për atë, se kur do të fillojë largimi i trupave", u shpreh Drejtori. Duket qartë, se hapat e përfundimit të luftës pa popullaritet në një farë mënyre do të lidhen me zgjedhjet presidenciale në SHBA-s në vitin 2012, është i bindur Vladimir Evseev: "Padyshim, që me fillimin e fushatës elektorale në SHBA-s në vitin 2012 pjesa më e madhe e trupave amerikanë duhet të largohet nga Afganistani. Në të kundërt administrata demokratike aktuale do ta ketë shumë të vështirë të ruajë postin e presidentit", u shpreh Vladimir Evseev. Në sfondin e përgatitjeve të Perëndimit, është mëse e qartë, se talibanët nuk janë gati për paqe, dialogu paqësor u nevojitet atyre për qëllime të tjera. Jo rastësisht ata e mohojnë faktin e negociatave në site-n e vet. Udhëheqja "Taliban", me sa duket, ka ndërmend të presë momentin e përshtatshëm dhe të përgatitet për rrëmbimin e mundshëm të pushtetit pas reduktimit të pranisë ushtarake ndërkombëtare në Afganistan.