Rusia duke filluar që nga vitit i ardhshëm do të mund t'ia dalë punës mbanë pa importin e mishit të pulës, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin. Në takimin e zhvilluar me Liderin e Partisë Liberal Demokratike të Rusisë Vladimir Zhirinovski Putin kujtoi, se gjatë viteve të kaluara vendi ka blerë në Shtetet e Bashkuara 1,5 milionë tonë mish shpendësh. Këtë vit vëllimi i këtyre blerjeve u reduktua deri në 300 mijë tonë. Vladimir Putin konstatoi me kënaqësi se për këto vitet e fundit prodhimi i mishit të pulës në Rusi u rrit 70 e ca përqind, kurse i mishit të derrit deri në 39%.