Liderët e Rusisë, Francës dhe Gjermanisë filluan negociatat e tyre në Deauville francez në kuadrin e takimit tripalësh në nivel të lartë. Ky është takimi i parë i liderëve të 3 vendeve në një format të tillë për këto pesë vitet e fundit. Në rendin e ditës së takimit janë çështjet e bashkëpunimit ruso-europian në sferën ekonomike dhe atë të sigurisë si dhe marrëdhëniet e ndërsjellta Rusi-NATO, përgatitja e samitit të "Njëzetëshes së Madhe" (G-20), problematika bërthamore iraniane.