Garantimi i sigurisë është detyrë kryesore për gjithë komunitetin botëror, prandaj Moska do të vazhdojë avancimin e përpjekjeve të veta në këtë drejtim. Për këtë deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev gjatë ceremonisë së pranimit të letrave kredenciale nga ambasadorët e rinj të shteteve të huaja, të cilët janë emëruar me punë në Moskë. Duke folur për situatën në botë Dimitri Medvediev vuri në dukje, se ndër detyrat më kryesore ai quan përsosjen e instituteve ekzistuese të sigurisë dhe zgjidhjen e përbashkët të problemeve globale. Kjo, theksoi ai, do të kombinohet plotësisht me detyrën e modernizimit të Rusisë, ekonomisë së saj dhe sistemit politik. "- Shfaqje e një pozite të tillë është edhe kapërcimi i stereotipeve, heqja dorë nga mentaliteti i mëparshëm. Unë mendoj, se këto kohët e fundit kjo po arrihet të bëhet dhe se demonstrim i një qëndrimi pikërisht të tillë u bë edhe zhvillimi i marrëdhënieve tona me SHBA, edhe fillimi i shëndoshjes, rivendosjes së marrëdhënieve ruso-polake, përfundimi i Marrëveshjes midis Rusisë dhe Norvegjisë mbi përcaktimin e kufijve detare në akuatorin e Detit Barenc dhe një sërë ngjarjesh të tjera politike në të cilat ka marrë pjesë vendi ynë", - deklaroi Dimitri Mevdediev. Presidenti kujtoi edhe iniciativën e vet që ka të bëjë me Traktatin e sigurisë evropiane. Ky dokument destinohet të sanksionojë ligjërisht prezencën e sigurisë së barabartë dhe të pandarë për të gjitha vendet në hapësirën gjeografike nga Vancouveri e deri në Vladivostok. "Ne do të dëshironim që edhe ky dokument i mundshëm edhe përpjekje të tjera që ndërmerren nga vendi ynë në sferën e garantimit të sigurisë të gjenin një jehonë të denjë në botë", - deklaroi Dimitri Medvediev duke iu drejtuar diplomatëve të huaj. Pasi i uroi të gjithë ambasadorët e rinj me rastin e fillimit të punës në Rusi Presidenti kujtoi gjithashtu, se mbi bazë të Konventës së Vienës mbi marrëveshjet diplomatike një nga detyrat kyesorë të ambasadorëve është nxitja, promovimi dhe inkurajimi i marrëdhënieve miqësore midis shteteve , zhvillimi i bashkëpunimit në sferën ekonomike, atë të shkencës dhe kulturës. Moska është gjithmonë e gatshme për një bashkëveprim të tillë dhe do të dontë të vërente një pozitë e qendrim të tillë edhe nga ana e vendeve të tjera.