Natyra e planetit tani qëndron përpara rrezikut më të madh të shkatërrimit që prej kohëve të zhdukjes së dinozaurëve 65 milionë vjet më parë, thuhet në raportin e OKB-së, të paraqitur në mbledhjen e vendeve pjesëmarrëse të Konventës për Diversitetin Biologjik. Bota nuk mund të lejojë zhdukjen e vlerave të natyrës, vunë në dukje ekspertët, duke theksuar rëndësinë e masave urgjente për ruajtjen dhe rikrijimin e ekosistemeve. Në vitin 2002 pjesëmarrësit e Konventës morën vendimin për reduktimin e qenësishëm të shkallës së humbjes së diversitetit biologjik në Tokë deri në vitin 2010, por ky qëllim nuk u arrit.