Qeveria e Shën Peterburgut do të vazhdojë të studjojë së bashku me UNESKO-n ndikimin e ndërtimit të "Охта центр" (Qendrës Ohta) në panoramën e qytetit, njoftoi Guvernatorja e qytetit Valentina Matvinenko. Ajo konfirmoi se për ndërtimin e kullës së lartë "Охта центр" (Qendrës Ohta) nevojitet një diskutim i gjerë publik. Banorët e qytetit dalin kundër ndërtimit të kullës me lartësi prej më shumë se 400 metrash, pasi, sipas mendimit të tyre, ajo do të prishë pamjen historike të Shën Peterburgut. Kompleksi shumëfunkcional planifikohet të ndërtohet në bregun e lumit Ohta.