Partia "Qendra e Pajtimit", e cila paraqet të drejtat e banorëve rusishtfolës në Letoni, është gati të marrë pjesë në krijimin e koalicionit të ri drejtues në vend, por nuk do të pajtohet me kushtet e propozuara nga Kryeministri, ndër të cilat janë dhe kërkesat për njohjen  e faktit të okupimit të vendit nga Bashkimi Sovjetik, deklaroi një nga liderët e Partisë, Kryebashkiaku i Rigës Nil Ushakov. Partia gjithashtu është kundër provimeve, që duhet të japë elektorati, për të dëshmuar aftësinë e vet vlerëplotë.