Shkarko audiofailin


Më 27 tetor, në ditën e lindjes së të famshmit Nicolo Paganini, në Moskë do të shpallen laureatët e Konkursit të VI-të Ndërkombëtar që mban emrin e këtij violonisti të madh italian. Ndërsa tani për tani në kryeqytetin rus janë mbledhur 36 pretendentët e zgjedhur nga juria ndërkombëtare mbi bazë të videoregjistimeve të paraqitura prej tyre. Violinistët përfaqësojnë 18 vende të botës dhe, duke filluar që nga e marta, (19 tetori) pra, do të marrin pjesë në ballafaqimin e tyre direkt. Në jetën kulturore të Rusisë aktuale konkursi me emër të Paganinit zë një vend shumë të rëndësishëm, të prestigjshëm, të veçantë, duhet thënë, sepse ky është konkursi i vetëm i krijimtarisë artistike në vendin tonë i organizuar dhe i financuar nga një person privat. Biznesmeni dhe mecenati Maksim Viktorov, themeluesi i Fondit të programeve investuese, konfirmon me bindje të plotë, se arti i violinës dhe vetë violinat janë pasion i pandryshueshëm i gjithë jetës së tij. Në koleksionin personal të mecenatit figurojnë violinat e rralla origjinale të Stradivari-t dhe Guarneri-t. Periodikisht Maksim Viktorov organizon në Moskë koncerte bamirësie duke ftuar që të luajnë me instrumentet unikale të koleksionit të vet ekzekutues të famshëm. Kështu, në projektin "Dedikim Guarneri del Zhdezu-së" publikut iu demonstruan 3 violina të punuara nga dora e mjeshtrit të famshëm italian të shekullit të XVIII-të: vetëm një nga ato është, si i thonë fjalës, me "pasaportizim" rus, kurse dy të tjera u sollën nga Kanadaja dhe Japonia. Ndërsa në mars të vitit 2008 në Moskë në duart e yllit të madhësisë së parë (megastar-it) Pinchas Zukerman tingëlloi violina, të cilën publiku nuk e kishte dëgjuar që prej 100 vjetësh. Ky ishte instrumenti i  mjeshtrit të violinave Guarneri del Zhdezu, me të cilin pat luajtur në kohë e vet violinisti famoz dhe kompozitori Henri Vieuxtemps (Anri Vjetan). Në intervistën e vet dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Maksim Viktorov ndau përshtypjet e vet në lidhje me kuptimin e veprimtarisë mecenate. "- Në të vërtetë, shpenzimi i drejtë, me mend i mjeteve financiare është shumë më i vështirë se sa të fituarit e tyre. Sigurisht, kur ti ndjen se i sjell gëzim me këtë edhe dikujt tjetër, atëhere dhe gëzimi yt rritet shumëfish. Kjo është tentativa ime, një prej disa tentativave të mia, - shprehet Maksim Viktorov në lidhje me konkursin me emër të Paganinit, për të bërë diçka që unë e quaj të rëndësishme, ndër të tjera edhe për veten time", - tha Maksim Viktorov. Laureatë të konkursit që mban emrin e  Paganinit vitet e kaluara janë bërë violinistët rusë Aljona Bajeva dhe Ivan Poçekin, Kyoko Yonemoto (Kioko Jonemoto nga Japonia dhe koreani Kwun Hyuk Chu (Kvun Huk Çhu). Veta jeta konfiomoi zgjedhjen e drejtë të jurisë: këta violinistë u afirmuan tashmë në skenat muzikore botërore. Specialistët dhe dëgjuesit shpresojnë shumë se edhe "porcioni i ri" i laureatëve nuk do të jetë aspak më i keq.