Shkarko audiofailin


Gjatë pothuajse gjithë javës së kaluar në Francë u zhviluan aksione masive protestash kundër tentativës së kabinetit të ministrave për të rishikuar sistemin e pensioneve. Të shtunën demonstratat arritën apogjeun e vet: në rrugë dolën, sipas të dhënave zyrtare, më tepër se 800 mijë veta. Duhet thënë se protestat sociale në Republikën e Pestë (kështu e quajnë ngandonjëherë Francën për shkak të 5 kushtetutave të saj) i bëjnë të gjithë të mendohen në lidhje me disa tradita të këtij vendi. Këto vitet e fundit dëshmojnë në mënyrë të veçantë për atë, se dëshira për modifikimin e gjithë sistemin social-ekonomik në përputhje me kërkesat e rrepta të konjukturës botërore, për të vendosur ligje diverse nga normat e zakonshme, çojnë në tronditje serioze në gjirin e shoqërisë franceze. Sipas mendimit të Drejtuesit të Qendrës së studimit të integrimit europian të Institutit të Europës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Juri Barko, "divergjencat, konfrontimet partiake dhe sindikatat plotësisht të autoritetshme luajnë me anët e dobëta të kabinetit, dhe pikërisht, në sferën e politikës sociale, gjë kjo që nuk mund të mos shkaktojë aksione proteste". Mjafton të kujtojmë reagimin, të themi, të bashkimeve profesionale (sindikatave) ndaj ligjit mbi punësimin që nuk gëzoi aspak popullaritet. Atëhere pisk e pati ish Kryeministri De Villepin, kur puna shkoi deri tek rishikimi i disa prioriteteve në politikën sociale. Dhe ja, tani qeverisë së re dhe Nicolas Sarkozy-së i duhet të përballohen edhe me kërkesat e opozitës, edhe me atë ato sindikatave, edhe të demonstruesve që kanë dalë në rrugë. Njëra nga lideret e Partisë Socialiste, ish kandidatja për në postin e kryetarit të shtetit, Ségolène Roald (Segolen Rual) i bëri thirrje rinisë për pjesëmarrje aktive në aksionet e protestave kundër reformës së pensioneve. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj Kryetari i Grupit të Partisë drejtuese në Asamblenë Kombëtare Jean-Francois Kope i paralajmëroi socialistët në lidhje me këtë hap të pamenduar, të nxituar nga ana e tyre - dhe pikërisht, për shfrytëzimin e të rinjve dhe të rejave liceiste  për avancimin e interesave të veta, por siç treguan vetë ngjarjet, rrugët ishin të mbushura plot e përplot me rini. Për shembull, në Lion (Lyon) ata bllokuan me kazanët e plehrave hyrjet në institucionet mësimore. Ndodhën përplasje me policinë edhe në periferitë e Parisit - Saint-Denis dhe Montreuil (Sën Deni dhe Montrei), ku gjatë shpërndajes së demonstruesve u vunë në përdorim granatat e gazit, gjë kjo që çoi në plagosjen e një numri të madh protestuesish. Dhe, sigurisht, duke ndjekur gjurmët e traditave, demostruesit u vunë flakën automobilave. Opozitarët me parrullat e tyre i hidhnin benzinë zjarrit duke bërë thirrje për veprime revolucionare, të ngjashme me ato të majit të vitit 1968, "me qëllim që ti jepet fund punës me qeverinë që përbuz masat". Eksperti ynë Juri Barko vlerëson përpara mikrofonit të "Zërit të Rusisë" përmasat e aksioneve aktuale të protestës: "- Së pari, përmasat e përhapjes së tyre janë jashtëzakonisht të mëdha. Ato të kujtojnë vitin 1968. Atëhere u zhvillua greva që bllokoi gjithë Francën. Dhe, së dyti, ato i shkaktuan humbje shumë të mëdha ekonomisë franceze... Kështu, qeveria dha urdhër për të vënë në dispozicion të gjitha rezervat disponuese emergjente të karburantit me qëllim që të zgjidhë problemin me deficitin që lindi si rezultat i veprimeve të protestuesve ", - tha Juri Barko. Sipas njoftimeve që vijnë nga Franca, punonjësit e porteve, terminaleve të naftës dhe rezervuareve të naftës, vendosën ta vazhdojnë grevën mbarëkombëtare në shenjë proteste kundër rritjes së moshës minimale të pensionit nga 60 deri në 62 vjeç dhe moshën e daljes së plotë në pension nga 65 deri në 67 vjeç. Greva e radhës mbarëkombëtare është planifikuar për 19 tetorin në Francë. Kurse udhëheqja e republikës tani për tani zë një pozitë të palëkundshme, pa kompromis.