0Traktati i ri ruso-amerikan për kufizimin e mëtejshëm të Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) mund të jetë në rrezik, në qoftë se Uashingtoni nuk do ta ratifikojë atë deri muajin tjetër kur do të zhvillohen zgjedhjet në Senat, deklaroi Kryetari i Komitetit të Dumës Shtertërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov në qytetin marokien Marrakesh në konferencën për politikën botërore. Sipas fjalëve të tij, në qoftë se republikanët do të mundin të fitojnë shumicën e vendeve në Senat, ekziston mundësia, që të mos mblidhen 2/3 e votave të nevojshme për ratifikimin e Traktatit.