0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev do të paraqesë kandidaturën e Zv/kryeministrit Sergei Sobianin për në postin e Kryetarit të bashkisë së Moskës. Sipas fjalëve të Medvedievit, ai shtroi përpara Sobianin-it detyrën e përqendrimit në zgjidhjen e problemeve sociale dhe atyre të transportit të kryeqytetit si dhe në luftën kundër korrupsionit. Medvediev e karakterizoi Sobianin-in si administrator, menaxher me mjaft përvojë, të aftë të zgjidhë të gjitha detyrat që shtrohen përpara tij. Kandidatura e Sobianin-it iu propozua Presidentit së bashku me tre kandidatura të tjera nga ana e Partisë "Rusia Unike", e cila zotëron shumicën e vendeve në Dumës qytetare të Moskës. Kryebashkiakun e mëparshëm Juri Lluzhkov, i cili pat kryesuar administratën kryeqytetase për më tepër se 18 vjet me radhë, Dimitri Medvediev e shkarkoi nga detyra në lidhje me humbjen e besimit ndaj tij.