Bombat amerikane B-53 termobërthamore më të fuqishme të krijuara për likuidimin e bunkierëve nëntokësorë të udhëheqjes sovjetike, do ti ushtrohen utilizimit. Për këtë njoftoi Zyra kombëtare e sigurisë bërthamore e Ministrisë së energjetikës së SHBA-s. Vëzhguesit e vlerësojnë këtë deklaratë si hap të rëndësishëm në rrugën e "riformatimit" të marrëdhënieve ruso-amerikane. Por pas këtij hapi duhet të pasojnë edhe hapa të tjerë. Për këtë bëhet fjalë në artikullin"Nga përmbajtja bërthamore tek siguria e përgjithshme" të publikuar të premten në gazetën ruse "Izvestia". Ky artikull u firmos nga akademikët Eugjeni Primakov, Eugjeni Velihov, si dhe ish Kreu i dikasterit të politikës së jashtme të Rusisë Igor Ivanov dhe ish Shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcaave të Armatosura të Federatës Ruse Mihaill Moiseev. Autorët theksojnë, se tani për tani në marrëdhëniet ndërkombëtare ekziston rreziku i ushtrimit të drejtpërdrejtë të forcës, prandaj Rusia është e detyruar të ruajë potencialin e vet bërthamor për mbrojtjen e interesave të veta. Njëkohësisht theksohet, se përmbajtja bërthamore nuk ka forcë kundër rreziqeve të reja kërcënuese të shekullit XXI: përhapjes së armës së shfarosjes në masë, terrorizmit ndërkombëtar, konflikteve etnike dhe rajonale. Në artikull propozohet të krijohet sistemi i ri ndërkombëtar i besimit, të ndërtuar mbi principe dhe institute të tjera. Eksperti në sferën e çarmatimit, Zëvendës drejtori i Institutit të SHBA-s dhe Kanadasë Pavel Zolotoriov tregoi për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" mbi krijimin e instituteve të tillë: "Një prej hapave në këtë drejtim mund të ketë lidhje me realizimin e nënshkrimit të memorandumit midis Rusisë dhe SHBA-s më shumë se 10 vjet më parë për hapjen në Moskë të qendrës së përbashkët të këmbimit të të dhënave të sistemeve të paralajmërimit të sulmit raketor... Kjo qendër e këmbimit të të dhënave parashikonte përfshirjen në punën e saj edhe shteteve të tjera, ndërkaq, si bërthamore, po ashtu dhe ato jobërthamore", u shpreh Zolotoriov. Çarmatimi bërthamor, sigurisht, mbetet qëllim strategjik i njerëzimit. Por bota, e lirë nga arma bërthamore , nuk duhet të bëhet botë e lirë për luftëra me përdorimin e llojeve të tjera të armëve të shfarosjes në masë. Në lidhje me planet e SHBA-s për krijimin sistemit të Mbrojtjes Antiraket (MAR) në Europë, si dhe në Lindjen e Largët, qëndra të tilla të këmbimit të të dhënave duhet të ekzistojnë në të gjithë rajonet, përmendi eksperti. Artikulli në botimin "Izvestia" evidenton drejtimin e kërkimit të varienteve të mundshëm të bashkëpunimit dhe kompleksit të masave të besimit. Pa këtë është e pamundur të kalohet tek sistemi i sigurisë së kohës së re, të çliruar i nga barra e rëndë e kohërave të "luftës së ftohtë".