0Më shumë se 200 milionë veta nga 80 vende të ndryshme të botës do të marrin pjesë në aktivitetet, që i kushtohen Ditës botërore të larjes së duarve. Qëllimi kryesor i këtij aksioni, i cili zhvillohet me mbështetjen e OKB-së është tërheqja e vëmendjes së njerëzve ndaj rëndësisë së kësaj procedure të thjeshtë higjenike, e aftë të shpëtojë miliona jetë njerëzore. Sipas të dhënave të Fondit për Fëmijë të OKB-së, çdo vit infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes dhe sëmundjet e diaresë marrin jetën e më shumë se 3,5 milionë fëmijëve të moshës deri në 5 vjeç. Larja e thjeshtë e duarve me ujë dhe sapun redukton nuvelin e sëmundjeve të diaresë më shumë se 40 %, kurse ato të rrugëve të frymëmarrjes gati me 25 %.