0Rubla ruse ndodhet në gjendje optimale. Nuk pritet asnjë dobësim apo rritje e vlerës së saj, deklaroi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin. Më parë Centrobank-a e Rusisë mori vendimin për zgjerimin e korridorit të luhatshëm valutor të kursit të rublës kundrejt shportës bivalutore (euro dhe dollari amerikan). Në  Centrobank-ën e Rusisë deklaruan se zgjerimi i korridorit valutor është hap në drejtim të krijimit të një kursi më elastik të rublës, se luhatje të theksuara në tregun valutor nuk priten dhe se vala kohëshkurtër e dobësimit të pozitave të rublës, e cila u vu re gjatë këtyre javëve të fundit, përfundoi tashmë.