0Prioritet për të gjitha vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) duhet të bëhet modernizimi, shprehet me bindje të plotë Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Gjatë fjalës së marrë në Forumin e inteligjencës krijuese dhe shkencore të shteteve pjesëmarrëse të BSHP në Moskë Presidenti vuri në dukje, se vendet e Bashkësisë provojnë vështirësi në zhvillimin e tyre ekonomik, meqenëse kriza botërore preku edhe shtetet më të zhvilluara të botës, edhe vendet në zhvillim. "Në qoftë se në dekadën e kaluar ne jemi marrë me krijimin e bazës për ekonominë e tregut, në këtë dekadë ne duhet të merremi medoemos me ndryshimin e strukturës së ekonomive dhe diversifikimin e tyre", tha Medvediev. Presidenti rus i bëri thirrje rinisë së vendeve të BSHP për të krijuar projekte të përbashkëta, të bazuara mbi teknologjitë e larta.