0Fondi i fëmijëve i OKB-së (UNICEF) falenderoi Rusinë për ndihmën prej 1 milion dollarësh që dha për fëmijët e Kirgistanit. Ky kontribut u bë konfirmim i pjesëmarrjes më aktive të Rusisë në zgjidhjen e problemeve globale botërore, vihet në dukje në deklaratën e Fondit. Sipas fjalëve të tij, aktualisht në Kirgistan kanë nevojë për ndihmë imediate më shumë se gjysmë milioni fëmijë. Me qëllim që të mund të sigurohen ata me ujë të pastër të pijshëm, me ushqim dhe veshje, që të hapen shkolla të përkohshme për ta nevojiten gati 10 milionë dollarë. Tani për tani është mbledhur vetëm gjysma e shumës së domosdoshme. Kontributi i Rusisë në këtë "kuti kursimi" është një ndihmë, mbështetje tejet e rëndësishme.