Përfaqësuesit e Komisionit koordinues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) janë të kënaqur me ritmet e përgatitjes së Soçit për zhvillimin e Lojrave Olimpike Dimërore të vitit 2014. Nga 12 deri më 14 tetor përfaqësuesit e KON kanë qenë me vizitë inspektuese në kryeqytetin e Olimpiadës së Bardhë dhe vunë në dukje: "Arritjet janë evidente". Deri në kohën e zhvillimit të Lojrave Olimpike të vitit 2014 në Soçi kanë mbetur pak më shumë se 3 vjet. Gjysma e rrugës përgatitore tashmë është përshkuar. Përfaqësuesi i Komisionit koordinues të KON Jean-Claude Killy vri në dukje: "Ne për të satën herë kemi mbetëm të habitur, të impresionuar nga cilësia e punës që na demonstruan ne gjatë kohës së vizitës inspektuese të Komitetit Organizativ "Soçi 2014" dhe partnerët e tij. Po ndërtohen me ritme të shpejta objektet sportive, janë vënë në shfrytëzim akse të reja rrugore, po ndërmerren iniciativa ekologjike. Komiteti Organizativ "Soçi 2014" po plotëson me shumë përkushtim të gjitha premtimet e dhëna. Përgatitja e Lojrave po shkon sipas planit". Gjatë kohës së vizitës në Soçi anëtarët e Komisionit koordinues të KON u takuan edhe me Kryeministrin e Rusisë Vladimir Putin. Së bashku ata vizituan fshatin e ndërtuar për banorët e shpërngulur nga shtëpitë e veta për shkak të nevojave të ndërtimit të objekteve sportive, inspektuan një sërë objektesh në ndërtim e sipër: Arenën e madhe të akullit, Stadiumin qendror, Qendrën Olimpike të patinazhit (Skating Center), autostradën me itinerar "Adler-Krasnaja Paljana" si dhe terminalin e ri të aeroportit ndërkombëtar. "Takimi me Kryetarin e qeverisë na bindi edhe njëherë ne se Lojrat Olimpike janë prioritet №1 për Rusinë", theksoi përfaqësuesi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Nga ana e vet Presidenti i Komitetit Organizativ "Soçi 2014" Dimitri Çernishenko konfirmoi, se për 3,5 vjet përgatitjeje Olimpiada u shndërrua në një projekt mbarëpopullor. "- Për këtë mund të gjykohet nga entuziazmi jashtëzakonisht i madh me të cilin qytetarët rusë marrin pjesë në konkursin kombëtar për zgjedhjen e talismanit (hajmalisë) të Lojrave. Ne të gjithë e mbajmë mend për mrekulli suksesin e talismanit të Lojrave Olimpike të vitit 1980, mishkës (arushit) olimpik, i cili personifikoi një epokë të tërë. Tani ne duam të zgjedhim një talisman të tillë, i cili të mishërojë Rusinë e re. Tani për tani në këtë konkurs pozita prej lideri zënë figurat e njerëzve të vegjël, arushëve, por figuron midis tyre edhe simboli i ripërtëritjes, ringjalljes së natyrës në rajonin tonë - irbisi (leopardi i borës) dhe leopardi", - tha Dimitri Çernishenko. Deri në kohën e vizitës së ardhshme të Komisionit koordinues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Soçi, e cila është planifikuar për në mars të vitit të ardhshëm, talismani i Lojrave të vitit 2014 do të jetë përcaktuar. Fituesi i konkursit do të përcaktohet sipas rezultateve të votimit mbarëpopullor në transmetim direkt TV. Dhe çdo banor i Rusisë do të ketë mundësi të japë votën e vet. Gazetarët e radiokompanisë "Zëri i Rusisë" gjithashtu marrin pjesë në konkursin në fjalë dhe propozojnë si talisman të Lojrave Olimpike-2014 këlyshin simpatik të leopardit me emrin Bob. Dikur këta përfaqësues të hijshëm, graciozë të familjes së maceve jetonin edhe në malet e Soçit. Në fillim të shekullit ata pothuajse u shfarosën fare. Aktualisht leopardët kanë hyrë në "Librin e Kuq" ndërkombëtar (të llojeve në zhdukje e sipër), por falë programit special popullata e tyre në Kaukaz po rivendoset gradualisht.