Rusia në vitin 2011 mund të rrisë vëllimet e naftës që i furnizohet pa tarifa doganore Bjellorusisë në qoftë se Minsku do të argumentojë rritjen e nevojave të veta të brendshme për këtë lëndë hidrokarbure. Një deklaratë të tillë Kreu i administratës së presidentit të Federatës Ruse Sergei Narrishkin e bëri në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e mjeteve bjelloruse të informimit masiv. Ai theksoi se Moska plotëson me rigorozitet të madh të gjitha marrëveshjet e lidhura me Minskun përkatësisht furnizimeve të lëndëve energjetike, duke respektuar gjatë kësaj si kontratat dypalëshe, ashtu dhe vendimet e marra në kuadrin e Bashkimit Doganor të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit.