0Aksioni i protestës për disa orë me radhë paralizoi punën e Ministrisë së Financave dhe Shërbimit Tatimor të Rumanisë. Bashkëpunëtorët e këtyre dikastereve organizuan demonstratën mu në vendet e punës. Në këtë mënyrë ata shprehën pakënaqësinë e vet ndaj politikës antikrizë të autoriteteve, në radhë të parë, për shkurtimin e pagave. Me qëllim që të mund të përfitojë ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar Bukureshti mori para pak kohësh masa të rrepta për reduktimin e deficitit buxhetor. U shkurtuan deri në 1/4 pagat e punonjësve buxhetorë dhe u rritën tatimet për gjithë popullsinë. Në të gjitha qytetet e mëdha të vendit si kundërpërgjigje ndaj këtyre masave u zhvilluan demonstrata masive.