Moska dhe Londra do të vazhdojnë përpjekjet për rregullimin paqësor të Afganistanit gjatë periudhës së mëkëmbjes politike, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave të punëve të jashtme të Rusisë dhe Britanisë së Madhe, përkatësisht Sergei Lavrov dhe William Heig. Ata biseduan bashkëpunimin në rritje midis dy vendeve, të destinuar për të mbështetur qeverinë afgane në përpjekjet e saj për të garantuar stabilitet në vend. Rreziku i përhapjes së drogës nga Afganistani, terrorizmi dhe ekstremizmi janë quajtur në dokument sfida të përbashkëta për Britaninë e Madhe, Federatën Ruse dhe partnerët e tyre ndërkombëtarë.